Ferizajasi maltreton për vite të tëra të dashurën e tij, ajo më në fund e denoncon në Polici
Dhuna ndaj grave në vendin tonë është një dukuri shumë shqetësuese. Rastet çdo herë e më shumë po rriten dhe të dhënat që raportohen janë mjaft tronditëse. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë, në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj.
Një grua ka denoncuar në Polici të dashurin e saj, me të cilin është në lidhje dashurie tash e disa vjet.
Sinjali mëson se 46-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës për një kohë të gjatë, duke e maltretuar dhe duke e kërcënuar në forma të ndryshme.
Përballë kësaj situate dhe e lodhur nga dhuna, ajo ka kërkuar ndihmën e organeve të rendit, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin e përjetuar ndër vite.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Sulm’.