Ferizajasi e bën për spital vëllain e mitur, 15-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë

Konfliktet mes vëllezërve në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit. Ata madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë për të zgjidhur telashet, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kosinë të Ferizajt, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllain e tij të mitur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 15-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ndërkohë që ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga dhuna e përjetuar.

Si rezultat I denoncimit, 29-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  7 gjërat që bëjnë ata që nuk sëmuren kurrë