Ferizaj: Arrestohet një burrë, dyshohet se dhunoi një 26-vjeçare në motel

Një burrë është arrestuar në Ferizaj. I njëjti dyshohet se e ka dhunuar një 26-vjeçare në një nga motelet të magjistales Prishtinë-Ferizaj.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa u denoncua në polici nga ana e viktimës.

Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“I dyshuar është ndaluar me vendim të prokurorit”, tha Jashari.

Rasti ka nisur të hetohet në drejtim të vepres penale “Dhunimi”

Lexo edhe:  Ngjarja e rëndë në Vushtrri: Ky është personi që u vra sot afër tregut (Emri dhe mbiemri)