Femrat më të bukura serbe ishin me këtë shqiptarë: “Neveritem me veten që kam fjetur me ty”

Ana Nikoliq, Natasha Bekvalaq dhe Teodora Xheferoviq janë tre vajzat serbe që ishin të lidhura me të njëjtin burrë: me biznesmenin kontraverz shqiptar Qazim Osmanin.

Gjegjësisht, Osmani ka qenë i lidhur me klane kriminale, si dhe me dyshime për përfshirje në kontrabandë me kokainë.

Të tri vajzat thanë se kanë qenë me Osmanin, mirëpo kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe njëra prej tyre i ka mohuar këto akuza, por Osmani nuk i ka mohuar asnjëherë.

Në vitin 2011, Osmani ishte tema numër një në të gjitha mediat, për shkak të lidhjes së tij me këngëtaren Natasha Bekvalac, që ka prejardhje nga qyteti i Novi Sadit në Serbi. Ai u përfol për dhuratat e shtrenjta që i blinte të dashurës serbe si dhe për shëtitjen me një jaht luksoz në Kroaci.

Për shkak të lidhjes së saj me Osmanin, këngëtarja Bekvalac humbi kontaktet edhe me prindërit e saj.

“Nuk kam pasur kurrë sponsorë, dashnorë apo burra që më kanë ndihmuar në jetën private apo në karrierë me para. Dy vjet më parë, kur u takova me një burrë të një kombësie tjetër, unë i mbijetova një linçimi mediatik dhe grafiteve nënçmuese në ndërtesën ku jetoja”, u shpreh Natasha.

Ajo tha se është e vetëdijshme që historia me Osmanin i ka kushtuar shtrenjtë, mirëpo nuk është e penduar aspak.

Vite më vonë, Natasha u rrah nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Luka Lazukiq, dhe kjo bëri që Osmani të reagonte përsëri në lidhje me këngëtaren dhe të pranonte se kanë qenë bashkë.

“Për mua është e pakuptueshme se si dikush mund të godasë nënën e fëmijës së tij, e sidomos Natasha Bekvalac, që është një yll ballkanik. Ndihem fajtor se si dikush i jap vetës të drejtë të rrahë një nga gratë që kam qenë me të, dhe këto ditë do mundohem të ndihmoj Natashën”, është shprehur Osmani për Pink.

Lexo edhe:  Lumbardhi vazhdon të shprehë pëlqimin ndaj Kaderit

Mirëpo, kjo nuk është lidhja e vetme e Qazim Osmanit me një serbe. Ai kishte një lidhje të shkurtë edhe me Ana Nikoliq, por situata me të ishte më e komplikuar pasi në atë kohë ajo u rrah nga i dashuri i saj Mande Popoviq.

Kjo çështje përfundoi në gjykatë, por gjithçka kaloi shpejtë. Vetëm pak kohë më pas u zbuluan mesazhet që Ana Nikoliq i kishte dërguar Qazim Osmanit.

“Më vjen neveri me vetën që kam fjetur me ty”, shkruhet në një nga mesazhet.

Ana Nikoliq u martua më vonë me reperin Stefan Gjuriq, dhe kishin një vajzë bashkë. I njëjti ushtroi dhunë ndaj Nikoliq dhe kjo bëri që Osmani të reagonte përseri.

“Sapo dëgjova se çfarë i ndodhi telefonova Anën, por ajo nuk ishte e qasshme në telefon. Ajo është një vajzë e mirë dhe nuk e meriton të lëndohet. Ish-femrat e mia janë gjithmonë nën mbrojtjen time sepse unë nuk e mbështes dhunën”, ishte shprehur Osmani në atë kohë.

Por, këto nuk janë lidhjet e vetme të biznesmenit shqiptar me vajzat serbe.

Këngëtarja Teodora Xheveroviq është bukuroshja e radhës që ishte e dashura e radhës e Osmanit.

Teodora u filmua në jahtin e Osmanit dhe nën shoqërinë e tij, por ajo nuk e pranoi asnjëherë. Madje kishte thënë se do e padiste këdo që do e përmendte këtë gjë. Pas mohimit të saj u shfaq edhe një foto e tyre e përbashkët.

Këtë gjë e kishte komentuar edhe Osmani i cili kishte thënë se është qesharake fakti që Teodora kishte thënë se e shihte Osmanin si baba.

“Kam dëgjuar se ajo ka thënë se më respekton dhe jam i lumtur për këtë. Fakti që ajo ka thënë disa herë se më sheh si baba është shumë qesharake për mua dhe besoj që edhe për te tjerët”, tha Osmani për Pink në atë kohë.

Lexo edhe:  Afrona në lidhje dashurie me një zviceran: Gatuan shumë mirë, është burrë me 5 yje