Fëmija në Prishtinë hypë mbi veturë për t’i shpëtuar qenve

Qytetarët në Prishtinë vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga numri i madh i qenve endacakë.

Një sulmi të mundshëm nga dhjetëra qenë i ka shpëtuar edhe një fëmijë në lagjen Dardania në kryeqytet.

Në një fotografi të publikuar nga Indeksonline shihet se ky fëmijë ka hipur mbi një veturë që ishte e parkuar, nga frika se do të sulmohej nga qentë që e kishin rrethuar.

Kujtojmë se Komuna e Prishtinës kishte marrë një vendim për subvencionimi me nga 50 euro të gjithë ata qytetarë që shprehin gatishmërinë që të adoptojnë qentë endacak.

Lexo edhe:  Mbi 230 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve, çdo i shtati ka një armë pa leje