Fejohet nipi i Hamëz Jasharit, ceremoninë e bën te varri i xhaxhait

Ish-kryetari i Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari, ka njoftuar se është fejuar djali i tij, Besimi.

Ceremoninë e fejesës nipi i Hamëz Jasharit e ka bërë te varri i xhaxhait të tij, Besim Jasharit, emrin e të cilit e mban.

Njoftimi i plotë i Jasharit:

Të dashur miq,

Djali ynë, Besimi, i cili mbanë me krenari emrin e vëllaut tim dëshmor, na mbushi zemrat me gëzim të madh të gjithë familjes sonë.

Ai mbrëmë kurorëzoi fejesën me Monikën, në prani të mixhes Rifat dhe anëtarëve tjerë të familjes, si dëshmitarë të dashurisë së tyre të përjetshme.

Urojmë që dashuria, lumturia dhe harmonia të jenë gjithmonë pjesë e jetës së Besimit dhe Monikës.

Në emrin tim personal dhe të familjes sonë falënderojmë të gjithë ata që na uruan për fejesën e Besit dhe Monikës.

Urime Besi & Monika!💍❤️💙

Lexo edhe:  Mediat zvicerane ndezin ndeshjen: Godasin Zvezdën, Serbinë, përmendin Arkanin, Kosovën, Rusinë dhe mafian