Aksion i Policisë në Zveçan, sekuestrohet armatim në një shtëpi të pabanuar

Një sasi e armatimit është kapur sot në Zveçan, pas një aksioni policor, që u zhvillua në një shtëpi të pabanuar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë atje, Veton Elshani, i cili tha se aksioni rezultoi me sekuestrimin e armëve të ndryshme, municion e granata dore.

Elshani shtoi se nuk ka të arrestuar, teksa hetimet lidhur me rastin kanë nisur.

Lexo edhe:  Si nëpër filma, Sveçla dhe Krasniqi bëjnë xhiro në veri me motorët e Policisë