Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq, dikush ka me pësu rëndë

Faton Hajrizi, i cili është arratisur nga burgu i Smrekonicës, po vazhdon të shfaqet në platforma sociale.

Në TikTok, ai ka hapur një llogari në emrin e tij, teksa po vazhdon të shfaqet drejtpërdrejt, duke sfiduar institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla javë më parë tha se kapja e Faton Hajrizit, është çështje orësh apo ditësh.

Sveçlës i është përgjigjur Hajrizi në Tik Tok.

Hajrizi më ton kërcënues tha se nuk do të kthehet më në burg – e nëse ndodh një gjë ë tillë pa marrëveshje, thotë se do të ndodhin ngjarje të paparashikuara.

“Nuk shkoj ma në burg, një gjë po du me ju thënë, se e di që po i publikojnë në gazeta këto fjalët e mia, por nuk e kam dert. Nëse vjen puna me shku në burg, pa marrëveshje, pa ma falë burgun, mbajeni në mend çka po ju them, shijoni këto momente, se nuk shihemi ma, nëse vjen puna me shku në burg, dikush ka me pësu rëndë. Unë po se po, por edhe pala tjetër mundet me pësu”, tha Hajrizi.

Tutje pretendon se e ka kryer burgun, dhe se nuk i frikësohet shtetit.

“Nuk shkoj më në burg se e kam kryer burgun. Lëvizim ndryshe, mundemi me u konfrontu keq. Nuk i njoh këta llaskuca, nuk ia kam frikën as shtetit as Njësisë Speciale. Nuk e kam dert për ta hiç”, tha Hajrizi gjatë një paraqiteje drejtpërdrejt në Tik Tok.

Lexo edhe:  Një banor misterioz do të futet në BBV3, paraqitet në emision me maskë