Faton ‘fërfull’ Peci i çon afër 20 mijë euro në tender për 39 laptopë të rinj nga paratë publike

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka nënshkruar një kontratë në vlerë prej 18,730 euro për furnizimin me 39 laptopë për anëtarët e Kuvendit Komunal dhe zyrtarë të tjerë, shkruan Gazeta Metro.

Komuna udhëhequr nga Faton Peci ka nënshkruar një kontratë prej mbi 18 mijë  euro për furnizimin me laptopë të rinj për anëtarët e Kuvendit Komunal dhe zyrtarë të tjerë.

Sipas dokumenteve të prokurimit, kontrata është nënshkruar më 17 qershor 2026. Fituese është shpallur kompania ARITECH, e cila ishte edhe oferta e vetme e përgjegjshme.

“Furnizim me Llaptop per anëtaret e Kuvendit Komunalë të Mitrovices se Jugut dhe të  tjerë. Data e nënshkrimit te kontratës: 17.06.2026      . Numri i tenderëve te pranuar: 5 . Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1. Emri zyrtar: ARITECH. Vlera e përgjithshme e kontratës  18,730.00   euro”.

Edhe pse në procedurë janë pranuar pesë tenderë, dokumentet tregojnë se vetëm njëri është vlerësuar si i përgjegjshëm.

Kontrata parasheh furnizimin me gjithsej 39 laptopë, përkatësisht.

35 laptopë – Model II (Brand Name);

4 laptopë – Model III (Brand Name).

Në dokumente nuk bëhen publike modelet konkrete të pajisjeve, por specifikohet se operatori ekonomik duhet t’u përmbahet kërkesave të Mini-Tenderit të Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP). Pajisjet do të kenë garanci 36-mujore (3 vjet).

Dokumentet nuk sqarojnë se sa nga përfituesit kanë qenë tashmë të pajisur me laptopë funksionalë, as pse është konsideruar e domosdoshme kjo blerje në këtë fazë. Po ashtu, nuk bëhet e ditur nëse është bërë ndonjë analizë për gjendjen e pajisjeve ekzistuese apo nëse ato kanë qenë jashtë përdorimit.

“Vërejtje: Për te gjitha paisjet e specifikuara në Përshkrimin e çmimeve O.E. duhet ti përmbahen Mini Tenderit të AQP-së dhe specifikave te kërkuara. Garancioni për paisjet e furnizuar 3 vjetë ose 36 muaj sipas Minitenderit te AQP-së.”

Lexo edhe:  Gjermanët japin më së shumti bakshishe – kush janë më dorështrënguarit në Evropë?