Fatmir Latifaj e Halil Kastrati i pajtojnë dy tifozëri në Prekaz
Dy grupet e tifozerive të qytetit të Shkupit dhe Tetovës janë pajtuar sot në Prekaz.
Kështu bëri të ditur hoxha Fatmir Latifaj përmes një postimi në Facebook.
I pranishëm ishte edhe humanisti Halil Kastrati i cili bashkë me hoxhën Fatmir Latifaj i pajtuan këto dy tifozëri.
Postimi i plotë:
Pajtim gjithekombetar.
Ne keto qaste te kesaj dite te bekuar, ne trollin e rrenjeve te paqes ku u derdh gjak lirie nga famija Jashari ne kry me komandantin legjendar Adem Jashari, po pajtohen te dy grupet e tifozerive te qytetit te Shkupit dhe Tetoves.
Allahu e pranofte, e sukseset mos mungofshin asnjehere ne mesin tone.