Farmacisti kosovar: Kushtet në spitalet e Zvicrës janë më të mira se në Kosovë

Farmacisti kosovar në Zvicër, Fatlum Rudi ka treguar disa nga dallimet që ka shëndetësia në Kosovë krahasuar me atë zvicerane.

Rudi, i cili me familje jeton që nga ’95 në Zvicër, thotë se kushtet atje janë më të mira në aspektin shëndetësor dhe dallojnë shumë nga Kosova.

“Me Kosovën dallojnë shumë, se janë kushtet më të mira. I ki kushtet në spitale zakonisht më të mira. Kur shkon në spital nuk ki nevojë me shku në apotekë me i marr barnat vetë me i ble, zakonisht jepen këtu në spital. I ki të gjitha”, deklaroi ai në “Herët” në Tëvë 1.

Tutje, ai bëri të ditur se në Zvicër gjithashtu nuk mund të marrësh antibiotikë pa recetën e mjekut.

“Kjo është në Zvicër e pamundshme, nuk mundesh me marr ti antibiotikë…antibiotikë sidomos nuk ki me marr pa recetën e mjekut…nuk jepin bash për çkado antibiotikë”, shtoi Rudi.

Lexo edhe:  Theret me thikë një 17-vjeçar në Kodrën e Diellit, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK