Familjarët në Gjilan rrahen mes vete për pronë, Policia i arreston

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Gjilan, familjarë mes vete, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete për një kontest pronësor.

Me vendim të Prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE-Gjilan 31.03.2023-18:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Dënohet me 10 vite burgim mësuesi që vrau me 13 plumba babanë e nxënëses për hakmarrje në Pejë