Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve

LAJME
HULUMTIME/ANALIZA
BIZNES
INSAJDERI VIDEO
BOTË
SHOWBIZ
SPORT
OP-ED
LIFESTYLE
KULTURË
×

Lajme
Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve
INSAJDERI16 March 2025 – 17:40

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Familjarët e viktimave të cilët humbën jetën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e të ndjerëve ti ushtrohen autopsisë.

Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion. Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.

“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”,-janë shprehur prindërit e viktimave.

Një vajze e re shprehet për Euronews Albania se miq të saj kanë humbur jetën në zjarrin në diskotekë. Ajo tregon se njëri prej tyre ishte vetëm 14-vjeç, ndërsa shton se në diskotekë pas orës dy të natës mund të futej kushdo edhe nën moshën 18 vjeç.

“Shokë të mi kanë humbur jetën. Një nga miqtë e mi që vdiq ishe 14 vjeç. Mendoj se pas orës 2 të mëngjesit lejojnë të futen edhe pas moshës.

Lexo edhe:  Arrijnë në Shqipëri helikopterët amerikanë Black Hawk