Familjarët e dëshmorëve shahen e fyhen në rrjete sociale veç pse protestuan ndaj Kurtit

Fëmijët e dëshmorëve të luftës protestuan sot në Prishtinë kundër deklaratave të kryeministrit Kurti për kriminelin e luftës, Oliver Ivanoviq.
Ata shprehën haptas se protesta e tyre s’ka ngjyrime politike, duke adresuar porosi edhe për partitë tjera, por që kjo siç duket nuk po shihet kështu për shumicën e përkrahësve të Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

Vetëm në raportimet që lajmi.net ka bërë në lidhje me këtë protestë janë parë dhjetëra komente fyese, ofenduese nga më të rëndat për fëmijët e dëshmorëve.

Dikush i quante “kriminelë”, dikush i shante, e dikush tjetër u referohej si “qenë” fëmijëve të atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Lexo edhe:  Policia e bllokon rrugën para kufirit në Jarinjë