Familja e Bekim Haxhiut vazhdon traditën: Nipi i Kamishit betohet si ushtar i FSK-së

Deputeti i PDK-së, njëherësh ish-ushtari i UÇK-së, Bekim Haxhiu përmes një postimi në Facebook njoftoi se sot është një ditë krenarie për familjen e tij, pasi djali i vëllait bëri betimin në FSK.

Haxhiu tha se tradita ushtarake në familjen e tij vazhdon.

Postimi i plotë:

Tre UÇK 👉 Një FSK
Në mbrojtje të Kosovës sa herë që ka nevojë.
Për familjen tonë sot është ditë krenarie. Altini djali i vëllaut bëri betimin solemn në FSK.
Tradita ushtarake vazhdon…
Të priftë e mbara!
Urime Altin ty dhe gjithë kadetëve të rinjë rrugëtimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës!
Ju jeni krenaria e Kosovës!

Lexo edhe:  Mitrovicasi shkon në emergjencë pasi djali ia theu dorën, policia ia vendos bllokaden në veturë - ai detyrohet të pres me orë