Familja Behrami nga Dubofci fal gjakun e Florentina Behramit e cila vdiq pasi u godit me veturë
Florentina Behrami nga Vushtrria vdiq dje pasi kishte qëndruar në gjendje kome për një javë.
Ajo ishte goditur nga një veturë në Çagllavicë më 22 dhjetor.
22-vjeçares sot ju dha lamtumira e fundit teksa familja e saj vendosi ta falë gjakun.
Kështu bëri të ditur hoxha Fatmir Latifaj i cili mori pjesë në ceremoninë e varrimit, shkruan Jepi zë.
“Familja Behrami nga Dubofci fal gjakun e Florentina Behramit”, shkroj Latifaj