Falet Fitër Bajrami, myftiu Tërnava lutet për Ushtrinë dhe Policinë e Kosovës
Besimtarët e fesë islame sot festojnë ditën e parë të Fitër Bajramit.
Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës më 10.04.2024 është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Myftiu Naim Tërnava ka folur pas faljes së Fitër Bajramit. Ai e ka nisur fjalimin e tij për familjen e shëndoshë duke u lutur që të ketë harmoni, shëndet dhe paqe.
Ka thënë se martesa është e shenjtë. Tërnava ka thënë se si pasojë e një familje të shëndoshe edhe njerëzit janë të shëndoshë.
Duke u nisur nga kjo, Tërnava ka folur rreth numrit të madh të vrasjeve dhe vetëvrasjeve që po ndodhin.
“Ne si BIK jemi të shqetësuar për numrin e vetëvrasjeve dhe vrasjeve, të dhënat e policisë janë shqetësuese. Këto akte do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”.
Tërnava gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të mos e neglizhojnë regjistrimin e popullsisë.
Myftiu është lutur për popullin e Kosovës, Ushtrinë e Kosovës dhe Policinë e Kosovës