Bekim Jashari me familjen e tij nga Prekazi uron festën e Fitës Bajramit

Ish kryetari i Skenderajt dhe anëtari i familjes heroike, Bekim Jashari, ka uruar festën e Fitës Bajramit

Ai në një foto të publikuar me anëtarët e familjes nga Prekazi ka shkruar duke uruar shëndet, lumturi, paqe e begati për ju dhe familjet e shqiptarëve, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

Të dashur vëllezër e motra të besimit islam,

Në emrin tim personal dhe në emër të familjes ju urojmë festën e Fitër Bajramit, duke uruar shëndet, lumturi, paqe e begati për ju dhe familjet tuaja.

Në këtë ditë feste, qëndrojmë afër dhe në mbështetje të familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, familjeve të personave të pagjetur dhe në nderim të luftës dhe historisë sonë të lavdishme.

E përmbyllëm këtë muaj të madhërishëm të Ramazanit, me mund e sakrificë, me shpresën që Zoti të na pranojë agjërimin dhe lutjet tona.

Uroj që kjo frymë humanizmi, solidariteti dhe përkushtimi për të bërë vepra të mira të vazhdoj gjatë gjithë vitit tek secili prej nesh dhe shoqëria jonë në përgjithësi.

Me fat Fitër Bajrami!

Lexo edhe:  Eskalon debati në studio, Milaim Zeka largohet nga emisioni "live"