Falënderimi për ditëlindje i Xhensilës ishte një “mesazh” edhe për Bes Kallakun?

Ditën e djeshme, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka festuar 30-vjetorin e lindjes, ku së bashku me një rreth të ngushtë shoqëror ka organizuar një mbrëmje private.

Së bashku me mikeshat e saj nuk mund të mungonin edhe fëmijët e saj, ku disa nga pamjet edhe janë publikuar në rrjete sociale.

Kanë qenë miqtë e shumtë të këngëtares dhe shumë fansa që e kanë uruar në rrjetin social Instagram, duke postuar foto dhe duke i dhuruar lule.

Këngëtarja jo ka postuar disa foto dhe video ku i ka falënderuar të gjithë për urimet, por ajo që mori vëmendjen ishte edhe ‘caption’-i që ajo kishte shkruar:

“Dy duar, dy fëmijë, një zemër e vetme për ta! #mëshumës’kavend. Ps. Faleminderit për çdo urim të përzemërt që më keni dërguar.” – shkroi Xhensila.

Lexo edhe:  Befasi e veçantë për Vedat Bajramin, Edon Zhegrova ia dedikoi golin e shënuar kundër Rennesit