“Falë kësaj, sot jetoj…”, vushtrriasi që e ruan veturën nga Rusia dhe e mbulon me flamuj të SHBA-së
Vetura e tipit “Moskvich” me origjinë nga Rusia por sipër i është vënë flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe për këtë ka një arsye Bedri Sadiku nga qyteti i Vushtrrisë i cili me shumë dashuri po e ruan veturën të cilës thotë gjithmonë, ia pa ‘hajrin.
Sadiku në rrëfim për Insajderin ka treguar se si përfundoi kjo veturë në duart e tij, dhe për punën që bëri me të.
Thotë se u ndihmoi shumë njerëzve që të dalin drejt Evropës.
Rreziku ishte i pranishëm gjithmonë, por dëshira për t’i ndihmuar familjes e bënte që ta vazhdonte punën pa u ndalur.
Sot ai “Moskvichin” e tij e ruan si sytë e ballit e ka vendosur në katër metra lartësi, në fshatin Hogosht.