Fadil Nura publikon një video me dron nga qyteti për t’u krenuar, por aty shfaqet një pamje turpëruese!

Kryetari i Skenderajt Fadil Nura ka publikuar një video-përmbledhje të realizuar me dron në qytetin e Skenderajt.

Nura është shprehur krenar me kujtimet e kësaj vere, derisa Skenderajn e ka quajtur si qytet të mrekullueshëm.

Por në disa sekuenca të publikuar nga kjo video, stacioni i autobusëve shihet në gjendje të mjerueshme, ku është vërshuar nga uji pas reshjeve të shiut që ishin gjatë ditës së premte të javës së kaluar, raporton 02Press.com

Pamje e nxjerrur nga video e publikuar nga kryetari Nura

Kujtojmë se ndërtimi i stacionit të autobusëve ka qenë një ndër premtimet e Nures gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe zyrtari i VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Veç edhe me pasë mujt me shku deri në bus 🏊🏊‍♀️🏄‍♀️🏄🚣‍♂️🚣‍♀️

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes pronari kompanisë mitrovicase "Taxi Era", Ismail Kajtazi