Eurostat: Për 5 vite, nga Kosova u larguan 200 mijë kosovarë
Nxënësit do të kthehen nga shëtitjet, por jo edhe mijëra të rinj të tjerë që shkuan përgjithmonë në vendet e Bashkimit Evropian.
Vetëm gjatë vitit 2024-ës, gati 39 mijë kosovarë kërkuan leje qëndrim në vendet evropiane, raporton Klan Kosova.
Gjysma prej tyre u vendosën në Gjermani, sipas Eurostat.
Ndërkaq, sipas raportit të Eurostat, në pesë vitet e fundit këtë e kërkuan 200 mijë qytetarë të Kosovës.