EULEX-i thotë se zëvendësimi i policëve të bllokuar në Leposaviq u bë me ndihmën e tyre

Gjatë të shtunës në orët e pasdites, policët që kanë qenë të stacionuar në veri të Kosovës, janë zëvendësuar me disa të tjerë pas dy javëve që kishin qëndruar të bllokuar në mesin e barrikadave.

Zëvendësimi i tyre është mundësuar nga misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX.

Kështu kanë konfirmuar nga EULEX-i në një përgjigje për Telegrafin. Ata kanë thënë se kanë asistuar në këtë gjë, pas një kërkese që kanë pasur nga Policia e Kosovës.

“Pas një kërkese formale të Policisë së Kosovës, më 24 dhjetor, EULEX-i shoqëroi një kolonë të policëve të rregullt të Policisë së Kosovës, të cilët bënin rotacion dhe zëvendësonin policët e rregullt në stacionin policor në Leposaviq”, thuhet në përgjigjen e EULEX.

Lexo edhe:  Serbët mblidhen për të protestuar në Rudar, KFOR-i blindon veriun