Eskalon situata në koncertin në Tetovë për nder të Kurtit, një person dëshiroi t’i afrohet kryeministrit, alarmohet sigurimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku sot gjatë ditës ka vizituar disa fshatra të komunës së Tetovës.

Ndërsa, për të në mbrëmje u bë e ditur se është organizuar një koncert në këtë komunë.

Në këtë koncert ku po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve, jo gjithçka është duke shkuar mirë.

Vetë pak minuta më parë, sipas TV21, stafi i sigurimit ka ndaluar një qytetar i cili siç raportohet është përpjekur t’i afrohet kryeministrit Kurti.

Pas pengimit nga sigurimi, i njëjti ka rezistuar me çka ka sjellë eskalimin e situatës.

Lexo edhe:  Mediumi serb e vlerëson si skandal fishkëllimin e himnit të Izraelit nga tifozët në Prishtinë