Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision
Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2.
Mirëpo pas mbarimit të kësaj eksperience, dy ish-banorët duket se i kanë prishur marrëdhëniet, pasi kanë parë nga jashtë rrjedhojën e gjërave brenda shtëpisë.
Të ftuar së fundmi në emisionin “E diell”, dyshja kanë pasur një debat tejet të ashpër me njëri-tjetrin.
Madje në një moment, Bledi ka eskaluar duke përdorur edhe fjalë banale në drejtim të Nitës, ndërkohë që moderatorët e programit janë munduar ta qetësojnë dhe t’i kërkojnë të bëjë kujdes me fjalorin.
I irrituar në lidhje me reagimet e Nitës, Bledi është shprehur se Nita tashmë duhet të rritet.
“Po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj. Po boll o se lam nam, Nita ik puno, lëri këto tani. E ta dish për nder… Na fal por na *** eksperiencat, masterat, gazetarinë. Ajo del çdo ditë në intervista, s’i kemi thënë gjë. Rritu o goce rritu”, ka thënë gazetari.
Kujtojmë që Nita arriti deri në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 2 dhe qëndroi për mbi 100 ditë brenda.