Eskalon debati në studio, Milaim Zeka largohet nga emisioni “live”

Komentatori politik, Milaim Zeka teksa është përplasur me Krenar Shalën në debatin e Politikos.

Zeka nuk u pajtua me deklaratën e Shalës, e tha nuk mund të lejojë askënd të fyej e denigrojë njerëzit që janë flijuar për këtë vend, shkruan Gazeta10.

“Nuk ndihem mirë kur çifti i Krenarit i thotë Halil Matoshit e plotëve që jeni dorëzuar para Serbisë. Sinqerisht nuk ndihem mirë. Është fyerje e padurueshme kur ky iu thotë njerëzve të rezistencës, luftës etj, ju thotë këtyre që jeni dorëzuar. Kur bëhen fyerjet e padurueshme unë s’përmbahem. Këta që e kanë dhunu shtetin e Kosovës”, tha Zeka i tensionuar në Politiko. Derisa Shala nuk ka pranuar që e ofendoi atë, por megjithatë a i kërkoi falje Zekës.

‘Për besë unë nuk e ofendova askënd. Por, nëse e kam ofenduar Zekën unë i kërkoj ndjesë. Mua s’mu dukë që e ofendova”, tha Shala.

Lexo edhe:  “Plumbin n’kry ka me ta jep”, ky është i dyshuari që kërcënoi Policinë në Prishtinë