‘Është për keqardhje’- Blerta Deliu kritikon RTK për trajtimin e storjes për Masakrën e Rezallës

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka kritikuar Televizionin Publik të Kosovës (RTK) për trajtimin e 25 vjetorit të masakrës së Rezallës.

Deliu-Kodra thotë se është për ‘keqardhje’ se si është transmetuar kronika kushtuar kësaj ngjarje.

Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në rubrikën e lajmeve qëndrore të RTK-së, vetëm 55 sekonda kronikë, pa kamerë në vendin e ngjarjes e ku janë lexuar vetëm deklaratat e Presidentes dhe Kryeministrit, është trajtuar 25 vjetori i 98 civilëve të vrarë në Rezallë.

“55 sekonda kronikë, pa kamerë në vendin e ngjarjes e ku lexohen vetëm deklaratat e Presidentes dhe Kryeministrit.

Kështu e trajtoi RTK 25 vjetorin e 98 civilëve shqiptarë të vrarë e masakruar në Rezallë. Politikë edhe me martirë e histori të dhembjes tonë kombëtare. Le ta gjykojnë profesionistët, por kjo duket larg profesionalizmit. Për keqardhje!”, ka shkruar deputetja Blerta Deliu-Kodra

Lexo edhe:  Vendet që do mbesin pa rrymë nesër deri në 6 orë