“Është mjeshtër i përfitimit” – para një jave Lladrovci paralajmëroi se Limaj mund të bëjë koalicion me VV-në
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një intervistë para një jave, kishte paralajmëruar se Limaj mund të bëjë koalicion me VV-në, sepse sipas tij është mjeshtër i përfitimit në grup.
Ndërsa, sot Limaj tha se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike dhe se është i hapur për bisedime me të gjithë liderët politikë, duke përfshirë edhe Kurtin.
Por, çka kishe thënë saktësisht Lladrovci para një jave?
“Mund të ketë asi që iu kanë bashkëngjit z.Ramush Haradinaj dhe e kanë dëmtuar. Është z.Limaj bashkë me një grup të tij dhe kam frikë se do ta lënë në rrugë Ramush Haradinaj dhe ti bashkohen Kurtit nëse i duhen numrat. Fatmir Limaj është mjeshtër i përftimit në grup.
Ta zëmë nëse Nisma i ka marrë 25 mijë vota në nivel vendi ato vota asnjë se merr AAK i merr vetëm Nisma, dhe mund t’i ketë 4 deputetë dhe ata mund t’ia kthejnë shpinën Haradinajt kurdo”, kishe potencuar Lladrovci.