Escobar: Ka arsye pse serbët kanë vendosur barikada, pres që heqja e tyre të ndodhë brenda disa ditësh

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se ka arsye për barrikadat që i kanë vendosur serbët në veri. Megjithatë, ai ka theksuar se ato duhet të hiqen brenda disa ditësh.

Në një intervistë për televizionin serb N1, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Escobar është shprehur optimist për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

Ai ka deklaruar se se pritshmëritë e SHBA-së janë që barrikadat të hiqen nga njerëzit që i vendosin. Sipas tij, ka një arsye pse ato u vendosën dhe pse do të hiqen.

“Ne dëgjuam shqetësimet e tyre. Ato janë legjitime. Ne duam të punojmë me komunitetin serb në veri të Kosovës, për të përmbushur kërkesat e tyre. Ka një mënyrë për të ecur përpara, ashtu siç ka një arsye pse vendosin barrikadat dhe pse do t’i heqin ato. Po ashtu serbët duhet të kthehen në institucionet e përbashkëta, sepse ata janë të nevojshëm atje. Mendoj se në të ardhmen e afërt, kjo do të ndodhë”, ka deklaruar Escobar.

Escobar ka deklaruar se ende nuk është caktuar një afat për heqjen e barrikadave dhe kthimin në institucione, por thekson se pret që kjo të bëhet “në një të ardhme të afërt, pra për disa ditë”.

Lexo edhe:  “Kam tradhtuar”: Zhaklin Lekatari e thotë troç: Ja arsyet që më kanë çuar drejt saj