Erxhan Osmani e dërgon Turqinë në finale të Kampionatit Evropian
Kombëtarja e Turqisë është në finalen e madhe të Kampionatit Evropian në basketboll. Kombëtarja turke arriti fitore bindëse në gjysmëfinale ndaj Greqisë, duke triumfuar me shifrat 68-94.
I jashtëzakonshëm në këtë takim ishte basketbollisti me origjinë shqiptare, Erxhan Osmani, i cili ishte më i miri i takimit, duke shënuar 28 pikë.
Në finale, Turqia do të përballet me Gjermaninë, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën në ora 20:00.