Erërat e forta shkaktojnë probleme në rrjetin elektroenergjetik, KEDS del me njoftim

KEDS njofton se për shkak të motit të ligë që ka përfshirë vendin, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

Rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës, thekson KEDS.

Kjo kompani thotë se ekipet janë në terren dhe po punojnë për ta kthyer gjendjen në normalitet.

Njoftimi i plotë i KEDS:

Për shkak të motit të lig që ka përfshirë një pjesë të madhe të Kosovës, një numër i caktuar i daljeve janë jashtë funksionit.

Si pasojë e këtij moti, i përcjellur me shi e erëra të forta, rajonet më të prekura në rrjetin elektroenergjetik janë Gjakova, Prizreni, Ferizaj, si dhe një pjesë e Pejës dhe Prishtinës.

Ekipet e KEDS-it ndodhen në terren nëpër këto rajone dhe po bëjnë të pamundurën që sa më parë ta kthejnë gjendjen në normalitet, për çka kërkojmë mirëkuptimin tuaj.

Lexo edhe:  “Kurtit i thashë mos i ço Specialët – pajisjet e kriptovalutave në Veri hanin rrymë sa një qytet i vogël”