Erdhi vera e vërtetë, bëhuni gati për temperatura deri në 35 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik e ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Nga e hëna në të premten, mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHMK-së, temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.

Bëhet thirrje që personat me sëmundje kronike të kenë kujdes dhe mos t’i ekspozohen rrezeve të forta të diellit, nga ora 10:00 deri në ora 16:00.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë. Rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16h mundësishtë mos të ju ekspozoheni rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike. Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë”.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim