Erblina Xhosha nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tonë, i nevojiten rreth 105.000 € për mjekim jashtë shteti
Eblina Xhosha nga Vaganica e Mitrovicës vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur Sindroma Hemolitike Uremike.
Duke pasur parasysh që një sëmundje e tillë nuk mund të trajtohet në spitalet tona në Kosovë, familja e Erblinës është detyruar ta dërgojë Erblinën e vogël në spitalin turk “Biruni University Hospital” në Stamboll.
Për trajtimin dhe shërimin e kësaj sëmundje të Erblinës, spitali turk ka kërkuar një shumë prej 335.000 €. Deri më tani familja ka siguruar nga fondi i sigurimeve(160.000€) dhe nga ndihma e qytetarëve rreth 230.000 €, ndërsa duhen të sigurohen edhe 105.000€ për trajtimin e mëtutjeshëm të Erblinës,
Andaj, familja e Erblinës lutë të gjithë qytetarët kudo që janë që tu dalin në ndihmë, në mënyrë që Erblina të shërohet nga kjo sëmundje dhe ti kthehet jetës normale sikur të gjithë fëmijët tjerë.
Të dhënat bankare në Kosovë:
Nazmija Xhosha
1503001005293961
Raiffeisen BANK
Mund edhe të na kontaktoni në keta numra
Whatsapp +38349868912
+38349370109