Enca: Nuk e mohoj përdorimin e lëndëve narkotike, por e bëj me përgjegjësi
Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për karrierën dhe jetën personale, përfshirë edhe incidentin e bujshëm të muajve më parë lidhur me mbajtjen e lëndëve narkotike.
Gjatë diskutimit, moderatoret e emisionit e ngacmuan për këtë çështje me tone ironike. Enca sqaroi se gjithçka kishte ndodhur një herë të vetme dhe ishte rezultat i kureshtjes së saj për bimët. “Isha unë një ditë. Do ta bëj këtë gjë për qejf. Ishte komplet nga kurioziteti dhe dashuria ime për bimët. Ajo u rrit, unë e kuptova gabimin tim, dhe kjo çështje ka marrë fund. Zura mend,” tha ajo.
E pyetur nëse e konsumon ende hashashin, Enca u përgjigj se e përdor vetëm në vendet ku është e ligjshme.
“Është pak temë sensitive për t’u diskutuar në Shqipëri. Unë e konsumoj sa herë jam në shtetet që lejohet konsumi,” tha ajo, duke shtuar me ironi: “Një shoku im thotë ‘Zoti e ka sjellë në tokë, kush jam unë të disrespektoj Zotin të mos e pi atë’.”
Deklaratat ndezën debate mes të ftuarave në studio. Egla Ceno theksoi se nuk duhej bërë “serenatë hashashit” në një ekran kombëtar, ndërsa Kleoniki e quajti hashashin një bimë shëruese dhe shtoi me ironi: “Legalizojeni pra”.