Enca: Dubai është shtëpia ime e dytë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo fillimisht kaloi disa ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjersa së fundmi nga aty është larguar për në kontinentin afrikan, më saktësisht në Zanzibar.

E teksa u drejtua për vendin tropikal, këngëtarja e hitit “Dua” publikoi në InstaStory një fotografi kur aeroplani i saj u nis nga Dubai.

Ndërsa ndodhej ende mbi Dubain e ndriçuar, Enca shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Duke fluturuar sipër shtëpisë time të dytë”.

Lexo edhe:  Urimi dhe Alisa ndihmojnë tri familje të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë