Emocionuese: I biri nderon veteranin e UÇK-së nga Mitrovica me uniformë për ditëlindje

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kajtaz Kajtazi, ka festuar ditëlindjen në një mënyrë tejet domethënëse.

Ai mori një dhuratë simbolike nga i biri i tij, Arjaniti – uniformën e veteranit, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në lirinë e vendit.

“Ti nuk më dhe vetëm jetën, por edhe lirinë e vendit. Më mësove të jem i fortë dhe i drejtë. Kjo dhuratë është simbol i mirënjohjes sime për ty për gjithçka që ke bërë për ne dhe për vendin tonë.”

Një histori që na kujton sakrificën dhe vlerat e atyre që dhanë shumë për lirinë që gëzojmë sot.

Lexo edhe:  Grenell reagon përsëri: Është shumë e turpshme që Thaçi është ende në burg, Haga është e prishur