Emocionuese: Familja Çeliku rikthehet pas 26 vitesh në banesën e uzurpuar në Mitrovicën e Veriut

Pas plot 26 vitesh larg shtëpisë së tyre, familja Çeliku nga Mitrovica e Veriut është rikthyer më në fund në banesën që dikur u ishte uzurpuar, shkruan “Jepi zë”.

Lajmin e ka ndarë vetë Shaban Çeliku përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për familjen e tij, duke kujtuar me mall babanë e ndjerë, Nexhat Çeliku.

“Moment emocionues mbas 26 vite me hy prapë në banesën tonë. Nexhat Çelikut – rahmet shpirti i pastë babës tonë”, ka shkruar Çeliku.

Banesa e familjes ishte uzurpuar që nga përfundimi i luftës në Kosovë, ndërsa rikthimi i tyre pas kaq shumë vitesh është përjetuar me lot gëzimi dhe ndjenja të thella mallëngjimi.

Lexo edhe:  Aktivistët e PDK-së mbulojnë me dinarë të Serbisë ambasadorin Martin Berishaj