Emocionohet Vlora Çitaku gjatë debatit: LVV duhet ta ulë kokën kur flet për ushtri
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka adresuar kritika të ashpëra për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe qeverisjen e tij, duke thënë se Kosova nuk ka asnjë proces në këto katër vitet e fundit të qeverisjes së tij.
Ajo u përqëndrua edhe te skandali i furnizimit me ushqim për pjesëtarët e FSK-së, teksa deklaroi se partia pozitare ‘duhet ta ulë kokën’ kur të flitet për ushtrinë e Kosovës, pasi e njëjta beson se kjo parti po shkatërron atë që ish-qeverisjet e kaluara e kanë ndërtuar në rrugën drejt fuqizimit të Republikës.
“Kosova nuk ka pasur ushtri, do me thënë, mandati i FSK-së ka ndryshuar në vitin 2019 deri në ndryshimin e mandatit të FSK-së, të cilin ne atëherë me shumë punë e përkushtim, kemi arritur ta bëjmë pa pasur nevojë të kërkojmë ndryshime kushtetuese. Që nga atëherë, FSK-ja operon me një plan dhjetë vjecar të veprimit dhe cdo hap është i parashikuar nga viti 2019 deri 2029.
“LVV kur flet për ushtrinë e Kosovës vetëm duhet ta ulë kokën. Sot djemt dhe vajzar më të mira të këtij vendi që e kanë vesh atë uniform dhe janë në shërbim të republkës, nuk kanë bukë me hëngër. Për një ushtar/e, motivi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pas as armë, por ka pas motiv. Këtyre vajzave dhe djemve po iu zhveshët motivi për me e mbajtë atë uniformë. Kemi punuar shumë me ndërtu atë ushtri. Pjesëtarët po largohen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, sepse nuk ka motiv”, tha Çitaku për “Debat Plus”.