Elvis Pupa reagon për akuzat për drogë në Australi: Ndodhem prej më shumë se një muaji në Tiranë
Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, është përballur me raportime të mediave australiane që e lidhin emrin e tij me një rast të kultivimit të kanabisit, në të cilin është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa.
Përballë kësaj situate, Pupa ka dalë me një reagim publik, duke mohuar pretendimet për arratisje dhe duke sqaruar se ndodhet në Tiranë që prej më shumë se një muaji, ku po angazhohet në projekte profesionale.
“Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja ‘jam arratisur’ dhe ‘ndodhem në kërkim’. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe”, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë i Pupës:
“Të dashur miq, ndjekës dhe bashkëpunëtorë, dua t’ju falënderoj me zemër për të gjithë mesazhet, mbështetjen dhe dashamirësinë që më keni treguar këto ditë… Aktualisht jam plotësisht e lirë dhe po vazhdoj aktivitetin tim profesional si zakonisht”, ka shkruar ajo.
Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe.
Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe është një manipulim i pastër i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotësisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.
Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve.
Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe përgjegjësitë tona të përditshme. Ne do të përballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.