‘‘Elbert skandali’’, Ministrin Krasniqi akuzohet se ndau para për babën e asistentes së tij

Egzon Pacolli, nga i Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka shkruar për një ‘‘skandal’’, ku sipas tij Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka ndarë fonde publike për babën e asistentes së tij.

Pacolli ka akuzuar Krasniqin se e ka kthyer ministrinë ‘’në pronë private’’, dhe se, paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala.

Në postimin e tij në të cilin ai ka bashkangjitur edhe një dokument, Pacolli ka deklaruar edhe se ‘‘ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet’’.

Postimi:

Elbert Skandali! I kishte ndarë fondet publike për babën e asistentes së tij!

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, e kishte kthyer ministrinë në pronë private!

Paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala.

Përfituesi: Fitim Shala.

Kjo nuk kishte qenë ndihmë për komunitetet në nevojë por keqpërdorim i parasë sonë.

Ndërkohë që mbi 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet.

Po fillojna me babën e asistentës së tij, e tash nga 57 përfitues ju dalin dhjetëra familjarë!

Hajn Krasniqi!

Lexo edhe:  Të shtëna me armë në një shtëpi në Hajvali, 20-vjeçari gjuan në drejtim të familjarit – arratiset