Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionmarrësit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 euro për 287 mijë e 684 pensionmarrësit.

Murati, këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e e tij, duke thënë detaje.

“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:

– Pensionistët e moshës

– Kategoritë e luftës

– Pensionet për aftësi të kufizuara

– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe

– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Shtatë persona të lënduar në aksidentin e rëndë në Rogovë, mes tyre dhe dy këmbësorë