Ekzekutohen pagat për të gjithë minatorët

Sot në mesditë janë ekzekutuar pagat për të gjithë minatorët e minierës së Trepçës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, u.d. së kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Trepça Sh.A. Enis Abdurrahmani.

“Pagat e të gjithë punëtorëve janë ekzekutuar”, ka thënë ai.

Ndryshe, deri në momentin e ekzekutimit të pagave, minatorët ishin në grevë.

Lexo edhe:  Policia arreston një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një 16-vjeçare