Ekstradohet në Kosovë “Hekri”, i dyshuar për fajde dhe shtytje në vetëvrasje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Ekrem Gashi, personi i dyshuar që ndodhej në kërkim policor për “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje” pas arrestimit nga autoritetet shqiptare është ekstraduar dhe dërguar në mbajtje.

Ekrem Gashi i njohur me nofkën “Hekri”, nga data 15.05.2024 ka qenë në kërkim policor teksa i njëjti është arrestuar nga autoritetet shqiptare dhe përmes procedurave të ekstradimit është sjell në Kosovë.

Gazeta Sinjali kishte raportuar në maj të këtij viti rreth rastit në fjalë, i cili kishte rënë në prangat e Policisë së Shtetit në Shqipëri dhe po mbahej në qendrën e ndalimit në Kukës.

“Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga Drejtoria për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, sot më 11.07.2024, kanë intervistuar personin e dyshuar të apostrofuar më lart me iniciale, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “fajde” dhe “shtytje ne vetëvrasje”, dhe me vendim të prokurorit i njëjti është derguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Serbia ka dërguar shenja të gishtërinjve në Kosovë për Faton Hajrizin