Eksperti i sigurisë denoncon: Reja e Prokurorit Rasim Maloku angazhohet këshilltare politike në Ministrinë e Drejtesisë

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka ngritur shqetësime serioze për ndikimin familjar e politik në institucionet kyçe të sistemit gjyqësor.

Sipas Elezit, situata e sigurisë juridike në vend po përkeqësohet dita ditës, ndërsa ndikimi politik, nepotizmi dhe punësimet e lidhura me pushtetin aktual po e minojnë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Në reagimin e tij, Elezi e ka denoncuar, duke pretenduar për punësimin e Veranda Idrizi Malokut – resë së prokurorit të njohur të rasteve madhore, Rasim Maloku/Shabani – në pozitën e këshilltares politike të ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Ky fakt i pamohueshëm ngrit dyshime të forta për konflikt interesi dhe ndikim të drejtpërdrejtë në proceset hetimore e gjyqësore,” thotë Elezi.

Sipas tij, në një shtet funksional familjarët e prokurorëve që trajtojnë raste me peshë nuk mund të punësohen në pozita politike, pasi krijohet varësi dhe rrezik real për ndërhyrje.

Eksperti përmend edhe faktin se vajza e të njëjtit prokuror, Mimoza Maloku, shërben si gjyqtare në Gjykatën Themelore të Ferizajt, çka sipas tij e zgjeron dyshimin për një “rrjet ndikimi të strukturuar” brenda sistemit.

Reagimi i plotë:

REAGIM – MBI KAPJEN POLITIKE TË DREJTËSISË NË KOSOVË

Situata e sigurisë juridike në Kosovë është alarmante dhe po rëndohet çdo ditë. Ndikimi politik, nepotizmi dhe sistemi i punësimeve të kontrolluara nga pushteti aktual po e gërryejnë themelet e drejtësisë dhe të shtetit ligjor – duke e vendosur Kosovën në një nga periudhat më të errëta për pavarësinë e institucioneve.

Sot, me të drejtë shtrohet pyetja:
A kemi kapje të Prokurorisë së Shtetit? Apo kemi kapje të tërë sistemit të drejtësisë nga pushteti politik?
Shembujt e fundit flasin vetë dhe flasin fort.

Punësimi i nuses së prokurorit në Ministrinë e Drejtësisë
Këshilltarja e ministrit të drejtësisë, Blerim Sallahu, është Veranda Idrizi Maloku, reja e prokurorit të rasteve të mëdha Rasim Shabani.
Ky fakt i pamohueshëm ngrit dyshime serioze për konflikt interesi, ndikim politik dhe ndërhyrje të mundshme në procese hetimore e gjyqësore.

Lexo edhe:  Si e krahason Beg Rizajn me Radojçiqin? Ilir Mirena i reagon ashpër Veton Surroit

Në një shtet normal, familjarët e prokurorëve të cilët trajtojnë raste madhore nuk mund të sistemohen në pozita politike, sepse krijohet varësi, presion dhe ndikim i drejtpërdrejtë.

Sistemi familjar i vendosur në drejtësi
Vajza e prokurorit Rasim Maloku, Mimoza Maloku, aktualisht është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Kjo e forcon dyshimin se rrjeti i ndikimit dhe afërsisë politike ka depërtuar në nivelet më të ndjeshme të drejtësisë.

Rasti tronditës në Ferizaj – dy motrat e zyrtarit të AKI-së
Një tjetër skandal i rëndë ndodh po në Ferizaj: dy motrat e një zyrtari të AKI-së (R.H.) janë sistemuar brenda vitit 2025, njëra si gjyqtare dhe tjetra administratore.
Skandaloze mbetet fakti se motra e punësuar si administratore u pranua edhe pasi konkursi ishte anuluar nga KPM-ja, çka nënkupton shkelje të drejtpërdrejtë ligjore, favorizim dhe kapje totale procedurale.

Panorama e përgjithshme – drejtësia po shndërrohet në pronë familjare
Rastet e mësipërme nuk janë të izoluara. Ato janë simptomë e një fenomeni të thellë, ku prokurorë, gjyqtarë, zyrtarë të agjencive të sigurisë dhe politikanë po krijojnë klane të mbyllura familjare, të cilat kontrollojnë vendimmarrjen në drejtësi.

Kjo situatë është e rrezikshme dhe e papranueshme për një shoqëri demokratike.
Ajo prodhon:

mungesë besimi të qytetarëve në drejtësi,

rastet e ndjeshme të hetimeve të mëdha nën ndikim,

mosndëshkueshmëri për të fuqishmit,

pabarazi të skajshme para ligjit,

dhe zhveshje të plotë të shtetit nga pavarësia institucionale.

Kjo nuk është më thjeshtë nepotizëm – është deformim i sistemit
Kur pushteti politik, prokuroria, gjykatat dhe agjencitë e sigurisë ndërthuren në sistem punësimesh familjare, atëherë nuk kemi më të bëjmë me gabime administrative, por me kapje të drejtpërdrejtë të shtetit.

Lexo edhe:  Mirena pas shpëthimeve në veri: U trullav hyqymeti, shok bomba a petarda – a po koncetroheni?

KËRKOJMË:

Hetim të pavarur nga mekanizmat jo-politikë dhe ndërkombëtarë për të gjitha punësimet e dyshimta në sistemin e drejtësisë.

Verifikim të konfliktit të interesit për të gjithë zyrtarët me lidhje familjare në struktura politike.

Ndryshim urgjent të legjislacionit, që ndalon punësimet familjare në institucionet që ndikojnë drejt për drejt në pavarësinë gjyqësore.

Transparencë totale të konkursëve, veçanërisht në prokurori, gjykata dhe agjencitë e sigurisë.