Eksperti i sigurisë: 6 sulmues të vdekur janë brenda Manastirit në Banjskë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu në Klan Kosova dha lajmin që deri më tani gjatë shkëmbimeve të zjarrit në Banjskë të Zveçanit, kanë mbetur gjashtë të vrarë nga grupi kriminal që hynë mëngjesin e sotëm në Kosovë.
Trupat e dy prej tyre tani më janë gjetur nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar për ekzaminim.
Gjatë shkëmbimeve të zjarrit ka mbetur i plagosur një pjestar I Policisë së Kosovës.
Musliu në Klan Kosova po ashtu se aksioni i policisë në Banjskë është në përfundim e sipër.