Del fotografia ku shihet i vrarë një nga sulmuesit në Banjskë

 

Është gjetur edhe një trup i vrarë i sulmuesve në Banjskë të Zveçanit.

Burime të “Jepi zë” marrin vesh se Policia ka gjetur edhe një trup të sulmuesit.

Ndërkohë, gazeta ka siguruar pamjen e njërit nga sulmuesve të vrarë.

Tani ka shkuar të paktën në dy numri i sulmuesve të vrarë.

Policia konfirmon më herët se ka qëlluar për vdekje një sulmues.

Ndryshe, ende po vazhdojnë luftime në Banjskë ku Policia po sulmohet dhe po detyrohet të shkrepë armët.

 

Lexo edhe:  E rrahu gruan me shuplaka pas një mosmarrëveshje, burri 26-vjeçar përfundon në ndalim policor