Ky është hajni që vodhi qindra euro në dy markete në Fushë Kosovë, kapet nga Policia e Kosovës

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje.

Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa markete në Prishtinë ka rënë së fundmi në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u arrestua për këto raste ështëAndi Rexhepi, 25-vjeçar i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në dy markete në Fushë Kosovë.

Këto raste kanë ndodhur në marketin “Viva Fresh” në rrugën “Dardania” dhe në “Spar”, ku i dyshuari ka avulluar qindra euro dhe është zhdukur.

Denoncimi i vjedhjeve nga përgjegjësit e marketeve ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore

Lexo edhe:  Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se kreu trafikim me njerëz dhe u paraqit si viktimë