Ekonomisti nga Prishtina: U trondita, kur e pashë faturën e tatimit në pronë, 100 për qind rritje
Lulzim Beqiri, ekonomist nga Prishtina, ka shkruar për situatën me rritjen e tatimit në pronë në Prishtinë. Z. Beqiri ka shkruar se është tronditur nga rritja e madhe që i ka ndodhur tatimit në pronë.
Madje z. Beqiri ka shkruar se fatura për banesën e tij i është rritur 100%. Sipas ekonomistit prishtinas, pagesa për një rritje kaq të madhe në kohë krize, duhet të bojkotohet.
“U trondita kur pash rritjen e faturës të tatimit në pronë për pronën time banesë, mbi 100% rritje dhe kjo tejkalon çdo kufi, qytetarët nuk duhet me e lejua me e dirigjua kaq ulet pa e pyetur as pa diskutuar fare, 100% me shumë pagesë në këtë kohë krize që mezi ja dalin popullata të mbijetojnë, kjo duhet të bojkotohet dhe të kthehet vlera që ka qenë, bile edhe të ulet.” – shkroi ai.
Kujtojmë që shumë qytetarë kanë reaguar në lidhje me shtrejntimin e tatimit në pronë në Komunën e Prishtinës.