Egli zbulon produksionin- Firmosëm që mos të përmendim ish partneren e Gjestit

Mbrëmja e mërkurë në “Big Brother VIP Albania 4” ka qenë e mbushur me tensione, teksa Egli Tako ka pasur debate të ashpra me disa prej banorëve të shtëpisë, përfshirë Gertën dhe Valbonën.
Teksa po fliste me këtë të fundit, merr vërejtje nga produksioni, por kaq i desh asaj që të shpërthente.

Egli në gjaknxehtësi e sipër, zbuloi se produksioni ka detyruar secilin prej banorëve të firmosë kontratë që të mos përmendin emrin e Xhenetës, ish të dashurës së Gjestit.

‘Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më, 20 mijë euro e ka gjobën‘-thotë Egli.

Lexo edhe:  Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital