Efi reagon pas akuzave për kontakte me të burgosur: A u kënaqët, o njerëz të mjerë?

Personazhi i njohur i showbiz-it shqiptar, Efi Dhedhes, është përballur me akuza në rrjete sociale, ku një ndjekëse e ka komentuar publikisht duke e lidhur me një listë vajzash që pretendohet se kanë kontakte me të burgosur.

Komentuesja shkroi: “Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve.”

Pas kësaj, Efi ka reaguar ashpër në një video në rrjete sociale, ku mohon kategorikisht akuzat dhe kërkon ndaljen e shpifjeve.

“Dëgjoni tani se ju lashë, sa ju lashë të komentoni dhe të më bëni pis postimet e mia, tani them që të ndaloni, duhet të vendoset ndonjë ligj për shpifje, për këto pseudo portale që duan të bëjnë klikime…”, ka thënë ajo.

Influencerja theksoi se nuk ka asnjë lidhje me lajmin dhe kërkoi që portalet dhe komentuesit të ndalojnë së përgojuari: “Nuk më duket aspak e drejtë, qofsh personazh publik apo njeri i thjeshtë, unë njeri jam, dhe nuk mendoj se fakti i të qenit personazh publik i jep të drejtën dikujt të flasë në këtë lloj mënyre…”

Në fund, Efi ironizoi edhe emrin që përflitet në lajmet sensacionale: “Inicialet e mia janë I.Dh., jo E.Dh., nëse do të ishte shkruar diku emri im do të ishte E.Dh.”

Lexo edhe:  Aktoret shqiptare ndjekin nga afër ndeshjen Shqipëri- Ishujt Faroe